‘Ka ardhur koha që të var këpucët në gozhdë’, Fabregas tërhiqet nga futbolli

‘Ka ardhur koha që të var këpucët në gozhdë’, Fabregas tërhiqet nga futbolli

19:11, 01/07/2023

Cesc Fabregas ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli, por ai do të qëndrojë në Itali me Calcio Como dhe do të bëhet trajneri i ekipit të tyre të të rinjve për këtë sezon.

Mesfushori së fundmi mbushi 36 vjeç dhe kishte kontratë me skuadrën e Serie B Como deri në qershor 2024.

Fabregas ka zgjedhur të thotë mjaft, duke u larguar kështu përfundimisht nga futbolli i luajtur, pas 19 viteve të arta.

“Me pikëllim të madh ka ardhur koha që të var këpucët në gozhdë”, Shkruan ai në rrjetet sociale.

Fabregas luajti për vite të tëra me Arsenalin, me spanjollin që u shndërrua në një lider të padiskutueshëm të Gooners nga viti 2004 në vitin 2010. Ai, më pas zgjodhi La Liga, duke veshur fanellën e Barcelonës për 3 sezone. Fabregas kontribuoi për Chelsean, Monacon dhe së fundmi për Comon në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco