Dy goditje brenda një dite, Leicester City transferon dy lojtarë nga Premier League

Dy goditje brenda një dite, Leicester City transferon dy lojtarë nga Premier League

18:19, 01/07/2023

 

Edhe pse nuk ia doli dot të qëndrojë në elitën e futbollit anglez, Leicester City ka përforcuar ekipin. Harry Winks dhe Conor Coady janë dy blerjet më të reja të skuadrës së “dhelprave” në këtë merkato.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Leicester City përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohen mbrojtësi dhe mesfushori. Coady që largohet nga Wolves dhe Winks nga Tottenham, kanë firmosur tashmë kontratë 3-vjeçare me “dhelprat”.

Winks luajti në sezonin që lamë pas në Serie A për Sampdorian ku arriti të bënte 20 paraqitje. Ndërsa Coady ishte pjesë e “ujqërve”, nga të cilët u largua pas 8 vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco