Verstappen triumfon në garën Sprint, Ferrari në podium me Sainz

Verstappen triumfon në garën Sprint, Ferrari në podium me Sainz

17:17, 01/07/2023

 

Max Verstappen triumfon në garën Sprint të Çmimit të Madh të Austrisë dhe merr fitoren e tij të pestë radhazi në Formula 1, duke vazhduar të dominojë pa rivalë në Kampionatin Botëror.

Holandezi i Red Bull-it fitoi në duelin e startit ndaj shokut të skuadrës Sergio Perez, i cili u nis përkrah tij, por që e mbylli këtë garë në vend të dytë.

Ndërsa podium u plotësua nga piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, duke u renditur në vend të tretë.

Nga ana tjetër, kjo një ditë shumë e ndërlikuar për Charles Leclerc, i cili e përfundoi garën në vend të 12-të, Alonso siguroi vendin e pestë, teksa Hamilton u rendit në pozicionin e dhjetë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco