E kryer/ Marcelo Brozovic i thotë 'po' Al-Nassr, ja detajet...

E kryer/ Marcelo Brozovic i thotë 'po' Al-Nassr, ja detajet...

21:44, 29/06/2023

Gazetari i njohur italian Fabrizo Romano pretendon se Al-Nassr dhe Marcelo Brozovic kanë arritur marrëveshjen midis tyre dhe të premten ai pritet t'iu nënshtrohet vizitave mjekësore.

Sipas Romanos, mesfushori kroat i ka thënë "po" propozimit të klubi saudit dhe do t'i jap fund aventurës te Inter, por pa dhënë më shumë detaje rreth kontratës. Megjithatë, nga raportimet e fundit janë zbuluar disa detaje të marrëveshjes mes lojtarit klubit të Inter dhe Al-Nassr.

 

 

Kështu, ish-lojtari i Dinamos do të arkëtojë 100 milion euro në tre sezone dhe kontrata me Al-Nassr-in e detyron të qëndrojë në Arabi deri në vitin 2026.

Po ashtu, bëhet me dije se klubi ku luan Cristiano Ronaldo e ka blerë Brozovic nga Interi për 25 milionë euro.

Këto janë shifra vërtet mbresëlënëse që klubet evropiane thjesht nuk mund t'i krahasojnë me ato arabe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco