Milani hap bisedimet për transferimin e Alvaro Moratës

Milani hap bisedimet për transferimin e Alvaro Moratës

11:37, 29/06/2023

Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata, mund të transferohet te Milani.

Kuqezinjtë kanë qenë prej kohësh të interesuar për nënshkrimin e 30-vjeçarit, i cili e ka dëshmuar veten në Serie A në të kaluarën.

Kontrata aktuale e Alvaro Moratës me Atletico Madridin llogaritet deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Vlera e transferimit të sulmuesit vlerësohet nga ekspertët e portalit “Transfermarkt” në 20 milionë euro.

Sezonin e kaluar, Morata shënoi 15 gola dhe dha tre asistime në 45 ndeshje për Atleticon në të gjitha garat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco