Arrihet akordi, Bayerni investon 70 milionë euro për kampionin e Napolit

Arrihet akordi, Bayerni investon 70 milionë euro për kampionin e Napolit

09:48, 29/06/2023

Kim Min-jae ishte një ndër surprizat e bukura të Napolit në sezonin e fundit.

Mbrojtësi potent nga Korea e Jugut, të cilin kampionët e Italisë e siguruan nga Fenerbahce për 18 milionë euro, bëri shumë mirë në vitin e parë në Itali.

26-vjeçari formoi një dyshe të fortë me Amir Rrahmanin në qendër të prapavijës, duke i dhënë forcë dhe siguri skuadrës së Napolit, që dominoi kampionatin italian dhe meritoi plotësisht fitimin e titullit kampion pas 33 vitesh.

Kim ka përfunduar në shënjestër të Bayern Munchen, që pritet të shesë Lucas Hernandez te PSG-ja.

Për lojtarin aziatik interesohej edhe Manchester United, por ai ka zgjedhur kampionët e Gjermanisë.

Drejtuesit e Bayernit do të paguajnë klauzolën (70 milionë euro), teksa kanë arritur edhe akordin total me agjentin e qendërmbrojtësit. Kim do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin bavarez.

Nga e cila do të përfitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon. Ndërkohë që një komision të madh nga ky operacion do të fitojë edhe menaxheri i lojtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco