Blerja e Timothy Weah, largon një veteran nga Juventusi

Blerja e Timothy Weah, largon një veteran nga Juventusi

21:46, 28/06/2023

 

Timothy Weah ka ardhur ditën e sotme në Torino dhe nesër do të zhvillojë vizitat mjekësore në “J-Medical” para se të hedhë firmën në kontratë dhe të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Juventusit.

Djali i legjendës George Weah është projektuar që të marrë në formacionin e skuadrës bardhezi vendin që do të lirojë Juan Cuadrado, që duket se do të largohet nga Torino këtë verë.

Pas tetë viteve të kaluar te Juventusi, kolumbiani është gati për të provuar një eksperiencë të re. Cuadrado kërkon që të qëndrojë në Itali, por skuadra që duket më e interesuar për lojtarin është Fenerbahce.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco