Weah niset për në Torino, gati vizitat mjekësore te Juventus

Weah niset për në Torino, gati vizitat mjekësore te Juventus

18:09, 28/06/2023

Timothy Weah është gati të zbarkojë në Torino për të nisur aventurën e tij të re me Juventusin . Pas sezoneve në Francë me fanellën e Lille , eksperienca e amerikanit në Itali me Zonjën e Vjetër është gati të nisë. Lojtari po mbërrin në Torino pasi nesër në J Medical do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën pesëvjeçare që do ta lidh atë me klubin e Juventusit. Gjithsej 12 milionë do të shkojnë për Lille, mes pjesës fikse dhe bonusit.

Weah ka shpërndarë një foto në Instagram Stories që nuk lë asnjë dyshim: futbollisti është në aeroplan, me destinacion Torino. Pas rinovimit të Rabiot , një tjetër goditje për Juventusin me blerjen e amerikanit.

Kështu, 23-vjeçari nga Brooklyn, ka gjetur një shtëpi të re në Serinë A të Italisë, vendi ku babai i tij, George Weah, bëri histori.

Timothy Weah është djali i legjendës së futbollit liberian George Weah, fituesi i parë dhe i vetëm afrikan i Topit të Artë. George Weah shijoi një periudhë veçanërisht të suksesshme në fund të viteve 1990 me skuadrën e Milan.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco