City tërhiqet nga gara, Arsenali pranë yllit anglez me një ofertë rekord

City tërhiqet nga gara, Arsenali pranë yllit anglez me një ofertë rekord

17:14, 28/06/2023

 

100 milionë paund dhe 5 të tjera në formë bonusesh. Kjo është oferta që Arsenali ka vendosur në tavolinën e West Ham për të blerë yllin e skuadrës Declan Rice.

“Topçinjtë” e kërkojnë me ngulm mesfushorin 24-vjeçar dhe do të bëjnë çmos për ta vendosur nën urdhrat e Mikel Artetës. Ka qenë ky i fundit që i ka shtuar presion drejtuesve për mos humbur garën me Manchester Cityn.

Sa i përket “Qytetarëve”, këta të fundit kanë preferuar të tërhiqen nga gara dhe nuk do të barazojnë ofertën e Arsenalit. Tashmë ka mbetur vetëm koha për negociatat mes  Arsenalit dhe West Hamit për të finalizuar këtë marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco