Zanetti: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Zanetti: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

14:33, 28/06/2023

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur së fundmi për sezonin e “zikaltërve” si dhe futbollin në tërësi.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediat italiane, ai theksoi se Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

“Tre trajnerët më të mirë? Guardiola që arriti të fitonte tre trofe pavarësisht finales së vështirë të Champions League ndaj skuadrës së Simone Izaghit. Pastaj Carlo Ancelotti, gjithmonë shumë i mençur, i qetë dhe autor i një vepre shumë të vlefshme, dhe në fund Spalletti për atë që bëri me Napolin.

‘Topin e Artë’? Për mendimin tim, Messi e meriton, sepse arriti të kurorëzojë ëndrrën e tij për të fituar Kupën e Botës si protagonist i vërtetë. Për mendimin tim është më i miri prej disa vitesh”, u shpreh Zanetti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco