Mbrëmja e Beogradit, flasin familjarët dhe vetë Cana: Duhej të mbroja Balajn dhe lojtarët e mi!

Mbrëmja e Beogradit, flasin familjarët dhe vetë Cana: Duhej të mbroja Balajn dhe lojtarët e mi!

20:52, 27/06/2023

U transmetua mbrëmjen e së hënës në ekranin e Super Sport dokumentari ‘Lorik’, dedikuar kapitenit legjendar të Kombëtares Shqiptare, Lorik Canës. Ish-qendërmbrojtësi debutoi me fanellën kuqezi në qershor të 2003-shit, në moshën 19-vjeçare, me humbjen 3-2 ndaj ZVicrës në transfertë dhe që atëherë u shndërrua në një pikë referimi në kombëtare.

Pjesë e dokumentarit nuk kishte se si mos të ishte edhe ndjesia e familjarëve të Lorik Canës në mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, kur Cana me shokë u përleshën me tifozët serbë që u futën në fushë me qëllimin për të goditur lojtarët kuqezinj. Motra e Lorikut zbulon se pati shumë frikë ndërsa në të njëjtën linjë janë edhe bashkëshortja e babai i ish-futbollistit.

“Nuk shihja mirë dhe mendoja se mos po i godet dikush, kisha frikë se mund t’i godisnin edhe me thikë. Ishte një moment shumë i tmerrshëm”, tha motra e Lorikut.

“As nuk dua ta mendoj çfarë mund të kishte ndodhur”, u shpreh bashkëshortja.

“Kisha frikë, ku ta dija kush futet dhe se çfarë ka në dorë. Nuk mund ta parashikosh se çfarë do të ndodhë”, u shpreh babai.

“Refleksi ishte për të mbrojt Balajn dhe të tjerët, për të mbrojtur lojtarët e mi”, u shpreh vetë Cana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco