Napoli mundohet të rezistojë, Osimhen mund të bëhet lojtari më i paguar në historinë e klubit

Napoli mundohet të rezistojë, Osimhen mund të bëhet lojtari më i paguar në historinë e klubit

20:50, 27/06/2023

Napoli po mundohet tu rezistojë ofertave të klubeve të mëdha të Europës dhe synon që të rinovojë kontratën e Victor Osimhen, një nga protagonistët kryesor të skuadrës së Spallettit që fitoi titullin kampion në Itali.

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka treguar më shumë se një herë që është një njeri i fjalës dhe ka kërkuar një shifër shumë të lartë për të lënë të lirë lojtarin, duke theksuar se nëse nuk plotësohet kjo shumë sulmuesi nigerian nuk do të largohet.

Sipas “La Repubblica”, numri një i Napolit synon që të blindojë lojtarin me një super kontratë prej 7 milionë eurosh në sezon deri në vitin 2026, duke e bërë kështu sulmuesin lojtarin me pagën më të lartë në të gjithë historinë e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco