FOTO/ I dëmtuar dhe me paterica, Bennacer mesazh Milanit për të ardhmen

FOTO/ I dëmtuar dhe me paterica, Bennacer mesazh Milanit për të ardhmen

20:30, 27/06/2023

 

Mesfushori algjerian Ismael Bennacer vijon periudhën e rehabilitimit, pas dëmtimit që pesoi fundin e sezonit, që e detyroi edhe të operohej. Faza e rehabilitimit do të jetë e gjatë dhe 25-vjeçari që luan me Milan në Serie A pritet të rikthehet vitin tjetër.

Gjithsesi, në një positm në rrjetet sociale, mesfushori i kuqezinjve jep sinjale pozitive për të ardhmen.

“Çdo ditë që kalon bëj një hap më shumë drejt rikthimit”, shkruan Bennacer, që poston edhe një foto ku është me paterica.Image

Dëmtimi i algjerianit krijoi mjaft probleme te Milan, pasi humbi një nga titullarët e mesfushës, duke detyruar klubin të ndërhyjë në merkato. Algjeriani luan prej 4 sezonesh me Milan, duke qenë një ndër më të mirët në mesfushë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco