Zyrtare/ Juventus blindon mesfushën duke rinovuar kontratën me francezin

Zyrtare/ Juventus blindon mesfushën duke rinovuar kontratën me francezin

16:30, 27/06/2023

 

Juventus ka bërë një hap të madh duke zgjatur bashkëpunimin me një nga liderët e ekipit. Adrien Rabiot ka vendosur të rinovojë kontratën me bardhezinjtë deri në vitin 2024.

Këtë e ka bërë të ditur vetë “zonja e vjetër” përmes një postimi në rrjetet sociale ku njoftohet rinovimi i francezit. Pasi kontrata i përfundonte më 30 qershor, Rabiot ka vendosur të rinvoojë edhe për një vit me bardhezinjtë.

Ofertat për 28-vjeçarin nuk munguan as nga Premier League. Një nga klubet që u duk më afër marrëveshjes me lojtarin e Juventusit ishte Manchester United që i ofroi të njëjtat kushte si bardhezinjtë, por Rabiot vendosi të qëndrojë edhe për një vit në Torino

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco