Peter Olayinka transferohet në Serbi, firmos për tri vite me kampionët

Peter Olayinka transferohet në Serbi, firmos për tri vite me kampionët

15:48, 27/06/2023

Peter Olayinka është transferuar në Serbi. Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit në Superiore, është prezantuar si lojtari më i ri i Crvena Zvezdës.

27-vjeçari nigerian, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Serbisë. Me opsionin e rinovimit me një tjetër vit, deri në verën e vitit 2027.

Olayinka ishte pjesë e Slavias së Pragës në pesë sezonet e fundit. Skuadër me të cilën fitoi tre herë titullin kampion dhe po kaq herë Kupën e Çekisë.

Sulmuesi afrikan (4 ndeshje me kombëtaren e Nigerisë), fitoi titullin kampion me Skënderbeun në sezonin (2015), teksa me Bylisin mbërriti në finalen e Kupës së Shqipërisë (2013).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco