Ceferin i ashpër: Duhet të ngremë zërin të gjithë së bashku, t’i heqim qafe ata idiotë

Ceferin i ashpër: Duhet të ngremë zërin të gjithë së bashku, t’i heqim qafe ata idiotë

14:31, 25/06/2023

Në hapjen e Kongresit katërditor të futbolldashësve evropianë në Manchester, njeriu i parë i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli për sezonin që përfundoi me fokus finalet nën kujdesin e UEFA-s.

 

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se jo gjithçka ishte perfekte në Stamboll. Sigurisht që nuk po i minimizoj problemet, por le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të përmirësuar atë që mundemi. Para së gjithash, kam parasysh transportin për në stadium dhe mbrapa, pritjen e audiencës dhe aksesin tualete për të gjithë”, tha Ceferin.

 

Kreu i futbollit evropian shtoi se finalet e mëdha në kompeticionet e meshkujve dhe femrave kaluan pa probleme të mëdha dhe veçanërisht vlerësoi tifozët për protestat kundër Superligës.

 

Ai shfrytëzoi rastin për t'u kërkuar edhe një herë falje tifozëve të Liverpoolit për turmat dhe gazin lotsjellës përpara finales së Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar në Paris.

 

Slloveni iu referua trazirave të shkaktuara nga tifozët e West Ham në finalen e Conference League në Pragë dhe sulmit ndaj gjyqtarit anglez Anthony Taylor nga mbështetësit e Romës.

 

"Duhet të bërtasim, të thërrasim emra dhe të heqim qafe ata idiotë që diskreditojnë futbollin dhe tifozët. Le të heqim qafe ata që derdhin urrejtje ndaj zyrtarëve të futbollit, gjyqtarëve, stafit të UEFA-s, federatave dhe ligave. Ata janë tifozë si ju, e duan futbollin si ju dhe kanë familje si ju. Unë kurrë nuk do të pranoj llojin e kërcënimeve, frikësimit dhe dhunës ndaj të cilave disa njerëz janë të ekspozuar siç kemi parë kohët e fundit", tha Ceferin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco