Neymar nën kërcënimin e autoriteteve braziliane

Neymar nën kërcënimin e autoriteteve braziliane

13:17, 25/06/2023

Neymar dhe babai i tij janë në qendër të polemikave në Brazil. Mediat braziliane raportojnë se gjithçka vjen si pasojë e punimeve që po kryhen në një nga shtëpitë e lojtarit të PSG-së në Rio de Zhaneiro.

Autoritetet mjedisore shkuan në vilën luksoze të Neymar për t’i dhënë lajmin se ata duhet të ndërpresin punimet për ndërtimin e një liqen artificial, pasi ishte pa leje. Në momentin që i është çuar vendimi, babai i lojtarit të famshëm është përballur me policinë.

Siç ka publikuar ‘UOL Esporte’, për këtë është arrestuar ‘Neymar Sir’ . Fillimisht informacionet që erdhën nga Brazili ishin se gjithçka ishte lënë aty, por siç thekson ky medium ai u arrestua.

Për kujtesë, lojtari dhe babai i tij ishin objekt i ankesës së ambientalistëve këtë javë për shkelje të ndryshme: devijimi i një rrjedhe ujore, marrja e ujit nga një lumë pa autorizim, gërmimi apo edhe lëvizja e gurëve dhe shkëmbinjve pa autorizim.

 

 

Në momentin e arrestimit ka pasur një moment tensioni siç shihet në videon e publikuar nga CNN. Megjithatë, disa orë pas ndalimit ai u la i lirë. Por, babai i lojtarit 30 vjeçar nuk i shpëtojë një gjobe të majme prej  960,000 eurosh.

Mirëpo pavarësisht se autoritet morën masat dhe i gjobitën, Neymar ka refuzuar të ndërpresë punimet që po kryhet aktualisht në pronën e tij. Sipas gazetës “O Dia” , lojtari i PSG-së është parë duke u larë në zonën e ndaluar të liqenit gjatë një feste të organizuar në shtëpinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco