Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Pjesë e kampionatit saudit, ish-lojtari i United tregon luksin e udhëtimit në vendin arabë

Pjesë e kampionatit saudit, ish-lojtari i United tregon luksin e udhëtimit në vendin arabë

12:07, 25/06/2023

Ndërkohë që "Europa e futbollit" po kalon ngadalë në Arabinë Saudite me transferta “anormale”, ish-futbollisti i Manchester United, Odion Ighalo, ndau një video të një udhëtimi luksoz në ndeshjen jashtë fushe.

Odion Ighalo, i cili luan për Al Hilalin, ka postuar një video nga avioni luksoz që klubi i tij përdor për ndeshjet jashtë fushe. Ai i “mori” fansat e tij në Instagram në një xhiro në aeroplanin luksoz.

Tifozët morën një pasqyrë se si Al Hilal udhëton në ndeshjet jashtë fushe dhe avioni në fjalë është një Boeing 747-400 ekskluzivisht për ta, i cili u mundësua nga Princi Al Ëaleed bin Talal për këtë qëllim.

Al Hilal, i cili përfundoi i treti në Ligën Pro Saudite sezonin e kaluar, konsiderohet ndoshta klubi më i madh në këtë vend. Ata tashmë kanë nisur të sjellin përforcime të mëdha.

I fundit në radhë është mesfushori i Ëolverhampton, Ruben Neves, teksa edhe Kalidou Koulibaly i Chelseat do t’i bashkohet skuadrës. Skuadra prej kohësh është interesuar për Bernardo Silvan, Neymar, Alvaro Moratan dhe Ilkay Gundogan...

Derisa të jetë e qartë se cilët lojtarë do ta forcojnë këtë klub, Odion Ighalo ju çon në një turne 90 sekondash në një avion privat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco