Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Skena të paharrueshme, Messi u prit si legjendë në Argjentinë: Stadiumi ishte në flakë, 'pleshti' i përshëndeti me eurogol

Skena të paharrueshme, Messi u prit si legjendë në Argjentinë: Stadiumi ishte në flakë, 'pleshti' i përshëndeti me eurogol

11:44, 25/06/2023

Lionel Messi gëzon një status të veçantë në Argjentinën e tij dhe dëshmi për këtë janë skenat që na vijnë nga ndeshja e lamtumirës së ish-bashkëlojtarit të tij të kombëtares, Maxi Rodriguez.

Ish-futbollisti i Liverpool ka organizuar një ndeshje vitrinë në Rosario mes kombëtares së Argjentinës dhe Neëell's Old Boys, ku kanë luajtur legjenda të shumta të futbollit të këtij vendi.

Edhe pse Rodriguez duhet të ishte në plan të parë, padyshim që shfaqjen e ka “vjedhur” Lionel Messi. Tifozët e Newell's Old Boys, klubi vendlindjes së Messit, i bënë një pritje të mrekullueshme heroit të tyre.

 

 

Stadiumi ishte në errësirë, pas së cilës papritmas nisën të shpërthenin flakadanë dhe në sfond dëgjohej një këngë me të cilën tifozët uruan Messin për ditëlindjen e tij të 36-të.

Lojtari i sapo-transferuar te Inter Majamit mori pjesë në ndeshjen e lamtumirës së ish-bashkëlojtarit të tij dhe sigurisht nuk mund të mos ishte në mesin e golashënuesve. Për më tepër, ai e bëri atë tre herë.

I pari nga ata gola ishte me të vërtetë fenomenal. Luhej minuta e katërt kur Messi ka goditur nga një goditje dënimi nga rreth 20 metra dhe e ka dërguar topin në rrjetë. Portieri i ka parë të gjitha këto me sytë e tij.

 

 

 

Në fund u shënuan gjithsej 12 gola, që është krejt normale për një ndeshje të tillë. Ndeshja përfundoi me fitoren 7:5 të Neëell's Old Boys.

Maxi Rodriguez shënoi nga një gol për të dyja skuadrat dhe përveç het-trikut të Messit, për Argjentinën shënoi edhe Martin Posse.

Dy gola për Neëell's Old Boys u shënuan nga Ignacio Scocco, legjendari Gabriel Batistuta, dhe djali dhe dy vajzat e Rodriguez shënuan nga një gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco