Javën e kaluar luajti në finalen e Ligës së Kombeve, futbollisti kroat fotografohet duke mbjellë patate

Javën e kaluar luajti në finalen e Ligës së Kombeve, futbollisti kroat fotografohet duke mbjellë patate

10:59, 25/06/2023

Martin Erlic, futbollisti i kombëtares kroate dhe Sassuolos në Serie A, vendosi që ditët e pushimeve të shkurtra vjetore, të cilat i mori pas një sezoni të ngarkuar, t'i kalonte në një mënyrë pak më ndryshe.

Ndërsa shumë nga shokët e tij të skuadrës nga klubi dhe kombëtarja kalojnë pushimet e tyre në disa nga destinacionet ekzotike nëpër botë, Erlic vendosi ta bëjë këtë duke mbjellë patate.

Qendërmbrojtësi kroat u fotografua nga miku i tij duke punuar në fermën e prindërve të tij në Tinj, një qytet i vogël në afërsi të Zadarit.

Erlic ka shpërndarë këtë foto në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar një ortek komentesh pozitive.

Image

Familja e tij zotëron mbi 500 pemë me ullinj dhe qershi, 1000 vreshta rrushi, hektarë ara të mbjella me karrota, patate, hudhra, bizele dhe fasule.

Përveç këtyre, ata zotërojnë një tufë delesh, derrash dhe pulash, dhe Erlic ka shpjeguar në disa raste se ishte mësuar të punonte me prindërit dhe se këto punë nuk ishin kurrë të vështira për të.

Në një nga intervistat ai ka deklaruar se ndoshta do të merrej me bujqësi nëse nuk do të ishte bërë futbollist profesionist.

Erlic luajti 28 ndeshje për Sassuolon në Serie A këtë sezon, dhe për kroatë  ai luajti të dyja ndeshjet në finalen e Ligës së Kombeve.

Ai fitoi medaljen e bronztë me kombëtaren e tij në Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco