Serie A/ Ja kur do të nisin stërvitjen skuadrat italiane

Serie A/ Ja kur do të nisin stërvitjen skuadrat italiane

22:00, 24/06/2023

 

Skuadrat e Serie A janë aktualisht me pushime, por ka ardhur koha që të mendojnë për sezonin e ri dhe për fazën përgatitore përpara fillimit të kampionatit, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Napoli, skuadra kampione e Italisë, do të nisë stërvitjen në 12 korrik në Castelvolturno dhe më pas skuadra do të grumbullohet në Dimaro dhe Castel di Sangro.

Milani do të nisë stërvitjen në datën 10 korrik dhe më pas në datën 20 korrik kuqezinjtë do të nisen për turneun që do të zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po në datën 10 korrik do të mblidhet edhe Juventusi, që do të fluturojë për në SHBA në 21 korrik.

Interi do të nisë stërvitjen në 13 korrik në “Appiano Gentile” dhe më pas zikaltërit do të nisen për një turne në Japoni. Lazio do të grumbullohet në 9 korrik në Formello, ndërsa Roma do të nisë përgatitjet për sezonin e ri nga data 8 korrik në Trigoria. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco