Milani gjen sulmues në LaLiga, kuqezinjtë pranë firmës me talentin e Almerias

Milani gjen sulmues në LaLiga, kuqezinjtë pranë firmës me talentin e Almerias

20:35, 24/06/2023

 

Pasi humbi derbin e merkatos për Marcus Thuram, Milani mundohet të rikuperojë dhe ka nisur sulmin për El Bilal Touré, sulmuesin 21-vjeçar të Almerias.

Sipas “RMC Sport”, klubi kuqezi ka përshpejtuar tratativat e nisura pak ditë më parë dhe ka arritur që të marrë miratimin e lojtarit për transferimin.

Klubi spanjoll kërkon rreth 15-20 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. Sulmuesi premtues, që ka shënuar 7 gola sezonin e fundit (një në portën e Barcelonës dhe një kundër Atletico Madrid) në 21 ndeshje të luajtura në LaLiga, kërkohet edhe nga Napoli dhe Atalanta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco