Shitje rekord për Wolves, kapiteni i 'ujqërve' transferohet tek Al-Hilal

Shitje rekord për Wolves, kapiteni i 'ujqërve' transferohet tek Al-Hilal

17:53, 24/06/2023

 

Kapiteni i Wolverhampton, Ruben Neves bëhet lojtari më i fundit i Premier League që transferohet në Arabinë Saudite, pasi është shitur tek Al-Hilal për rreth 55 milionë euro.

Ky është një transferim rekord për klubin anglez, shitja më e shtrenjtë në historinë e Wolves. Mesfushori portugez bashkohet në kampionatin arab me Karim Benzema dhe N’Golo Kante, që u transferuan tek Al-Ittihad në fillim të këtij muaji.

Neves ka shënuar 30 gola në 253 ndeshje të luajtura me fanellën e “ujqërve” në 6 sezonet e fundit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco