Tjetër derbi në merkato, Interi kërkon të rrëmbejë objektivin e Milanit

Tjetër derbi në merkato, Interi kërkon të rrëmbejë objektivin e Milanit

17:30, 24/06/2023

 

Pasi arriti të bindë Marcus Thuram (të hënën pritet që lojtari të firmosë kontratën e re) dhe pa hequr dorë nga ideja për të mbajtur në skuadër Romelu Lukakun, Interi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe ka kërkuar informacion për një tjetër lojtar të lirë, ish-sulmuesin e Lazios Lucas Romero.

Drejtuesit e klubit zikaltër kanë takuar Fali Ramadanin, agjentin e lojtarit që ishte një nga protagonistët kryesorë në Botërorin e fundit Under 20.

Ausilio ka shprehur interes për sulmuesin argjentinas, që pasi nuk rinovoi kontratën me Lazion ka përfunduar në shënjestrën e shumë skuadrave mes të cilave edhe Milanit. 19-vjeçari është një lojtar i lirë dhe për këtë arsye Interi kërkon që të përfitojë, duke plotësuar repartin e sulmit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco