Bayerni hedh sytë nga Anglia, klubi bavarez nis bisedimet me mesfushorin e Cityt

Bayerni hedh sytë nga Anglia, klubi bavarez nis bisedimet me mesfushorin e Cityt

16:47, 24/06/2023

 

Bayerni i Mynihut nuk mjaftohet me Konrad Laimer për mesfushën. Gjigantët bavarezë kanë kthyer vëmendjen nga mesfushori anglez Kalvin Philips, i cili është pjesë e Manchester City-t që prej verës së kaluar kur Pep Guardiola miratoi pagesën e 49 milionë eurove për kartonin e tij, te Leeds United.

Philips është aktivizuar me pikatore këtë sezone te “Citizens”, ndaj trajneri katalan do të pranonte shitjen e tij, teksa nga situata pritet të përfitojë Bayerni i Mynihut, që është gati t’i ofrojë rreth 45 milionë euro klubit anglez.

Kalvin Philips është mesfushor titullar edhe në kombëtaren angleze dhe ka eksperiencën e duhur për të luajtur në nivele të larta, ndaj te Bayerni janë gati të investojnë për ta sjellë në “Allianz Arena”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco