PSG humb durimin, vjen ultimatumi për Mbappe

PSG humb durimin, vjen ultimatumi për Mbappe

16:33, 24/06/2023

 

 PSG duket se ka ndërmarrë hapin e parë, pasi është lodhur duke u munduar të kënaqë yllin e ri në të gjitha aspektet.

Klubi, sipas PSG community, duket se i ka komunikuar lojtarit për të marrë një vendim këtë verë, në mënyrë që të vazhdojë me shitjen e tij dhe të programojë merkaton për sezonin e ardhshëm.

Sepse kontrata e francezit skadon në qershor 2024 dhe ai ka vendosur të mos e ushtrojë opsionin për një vit shtesë, i cili do të kishte zgjatur datën e skadimit në 2025.

Pra, nëse Kylian nuk shitet në këto muaj vere, vitin e ardhshëm ai do të mund të largohet nga Parisi me kosto zero dhe pikërisht këtë do të donte të shmangte pronari i klubit, Tamim Bin Hamad Al Thani.

Vetë emiri i pasur do të kishte organizuar një takim me personin që përfaqëson Mbappe, duke i komunikuar një mesazh më se të qartë:

“Ai vendos. Nëse dëshiron të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, do të duhet të rinovojë, përndryshe ai do të zgjedhë ekipin e tij të ardhshëm tashmë këtë verë”.

Me pak fjalë, PSG e vendos unitetin e klubit përpara atij të kampionit dhe i lë lojtarit lirinë e zgjedhjes. Këtë herë Kylian ka epërsinë dhe Real Madridi po e ndjek situatën me interes.

Merkato i Los Blancos konsiderohet e mbyllur me blerjen e Bellingham, por duket se tashmë është planifikuar një sforcim i fundit për të siguruar shërbimet e Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco