I dha fund aventurës me Ballkanin, Nexhipi merr detyrën e re në klubin turk

I dha fund aventurës me Ballkanin, Nexhipi merr detyrën e re në klubin turk

16:29, 24/06/2023

 

Pasi mbylli aventurën ditën e djeshme me Ballkanin në Kosovë, Nderim Nexhipi ka gjetur një klub të ri. Ish-futbollisti ka nisur një aventurë të re si drejtor sportiv në klubin Manisa.

Këtë e ka bërë të ditur klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet Nderim Nexhipi. “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dëshiroj të falënderoj presidentin dhe menaxherin tonë për mundësinë që më dhanë. Ne duam të krijojmë një ekip që luan për kampionatin.

Kam shumë vite që ndjek futbollin turk. Erdha këtu për të shtuar arritje të reja. Do të bëjmë maksimumin që Manisën ta çojmë në Superligë. Vitin e kaluar fitova 2 tituj të ligës me FC Ballkanin dhe dolëm mirë në Evropë. Këtë sukses dua ta vazhdoj te Manisa”, u shpreh Nexhipi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco