Chelsea ngec në negociatat për Onanan, gjiganti anglez futet frikshëm në garë

Chelsea ngec në negociatat për Onanan, gjiganti anglez futet frikshëm në garë

16:19, 24/06/2023

 

Deri para pak ditësh, Chelsea ishte në “pole position” për të blerë kartonin e Andre Onana. Por orëve të fundit gjithçka ka ndryshuar dhe portieri i Interit është më pranë kalimit në një tjetër klub të Premier League.

Manchester United ka përshpejtuar në orët e fundit dhe thuhet se ka pasur një bisedë me agjentin e lojtarit në Angli. Sipas “Calciomercato”, “djajtë e kuq” do të përpiqen të bëjnë një ofertë prej 50 milionë euro për ta bindur Interin që të lërë të lirë portierin kamerunas.

Me shumë gjasa, javën e ardhshme do të nisin negociatat mes zikaltërve dhe Manchester United. Në rast se Onana do të transferohej tek “djajtë e kuq”, ai do të ribashkohej me ish-teknikun e tij Erik Ten Hag.

Trajneri holandez po kërkon një zëvendësues ideal të David De Gea që mund të largohet në fund të sezonit pasi i përfundon kontrata. Opsioni më i mundshëm për të zëvendësuar gardianin spanjoll është Andre Onana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco