Koulibaly mbërrin në Arabinë Saudite, gati firma me klubin e ri

Koulibaly mbërrin në Arabinë Saudite, gati firma me klubin e ri

15:55, 24/06/2023

Një tjetër emër i madh i futbollit europian do të luajë në Arabinë Saudite.

Pas një periudhe të shkurtër te Chelsea, Kalidou Koulibaly, kapiteni i kombëtares senegaleze dhe ish-lojtar i Napolit, do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Al-Hilal. Mbrojtësi senegalez është filmuar pasi ka mbërritur në tokën e “të pasurve”, teksa aktualisht po kalon ekzaminimet mjekësore.

Al Hilal do të derdhë në arkat e klubit londinez rreth 25 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco