U transferua në Arabi në kulmin e karrierës, futbollisti portugez shpërthen në lot në lamtumirën nga klubi

U transferua në Arabi në kulmin e karrierës, futbollisti portugez shpërthen në lot në lamtumirën nga klubi

15:38, 24/06/2023

Ylli i Wolves dhe Kombëtares portugeze të futbollit, Ruben Neves, shpërtheu në lot pasi u transferua te Al Hilal Saudit.

Ndryshe nga yjet e tjerë që shkuan në Arabinë Saudite për para në vitet e tyre të fundit të karrierës futbollistike, Neves nuk kishte treguar ende më të mirën në Evropë. Ai pothuajse mund të zgjidhte ekipet më të mira për të luajtur.

Në dy merkaton e kaluara u përmendën Barcelona, ​​Arsenali dhe Manchester United. “Djajtë e Kuq” ishin më afër për ta transferuar 26 vjeçarin, por ai i tronditi të gjithë dhe vendosi të transferohej në Arabinë Saudite.

Në një transferim rekord te Wolverhampton për 55 milionë euro, ai kaloi te Al Hilal. Mirëpo, ndryshe nga pozimi me fanellën e Al Hilal ku shihet i buzëqeshur, ai ka regjistruar një video për tifozët e ish-klubit të Wolverhampton dhe duket se e ka pasur të vështirë.

Neves regjistroi një mesazh për tifozët e klubit anglez, dhe më pas shpërtheu në lot dhe tha se e kishte të vështirë të largohej nga “Molineux-i” ikonik.

"Një aventurë e pabesueshme me njerëz të mrekullueshëm në të. Ajo që arritëm së bashku do të mbetet në kujtesë. Nuk do t'i harroj kurrë momentet që kalova këtu", tha Neves në lamtumirën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco