E duan me patjetër, Rashica 'përplas' dy klubet 'big' në Turqi

E duan me patjetër, Rashica 'përplas' dy klubet 'big' në Turqi

15:15, 24/06/2023

Pas një sezoni në huazim në Turqi, ku edhe arriti të fitonte kampionatin me Galatasarayn, Milot Rashica është rikthyer në radhët e Norëich, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2025.

Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, Rashica pritet të largohet nga klubi anglez në këtë merkato. Sipas asaj që raporton mediumi turk “Gazete Vatan”, Rashica po kërkohet me ngulm edhe nga rivali i Galatasarayt, Fenerbahce.

Futbollisti nga Vushtrria ka luajtur 35 ndeshje në Galatasaray sezonin e kaluar, duke shënuar gjashtë gola në këto ndeshje edhe duke dhuruar tetë asistime.

Klubi anglez e di tashmë dëshirën e Rashicës për t’u larguar dhe ai do të luaj sërish në Turqi, ndonëse nuk është përcaktuar nëse do të vazhdojë te Galatsaray apo do t’i bashkohet Fenerbahces.

Kujtojmë që vlera aktuale në treg e anësorit 26 vjeçar është 8.5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco