Inter 'lë thatë' Milanin: Zikaltërit gjejnë zëvendësuesin e Dzekos, djali i mbrojtësit legjendar mbërrin në Meazza

Inter 'lë thatë' Milanin: Zikaltërit gjejnë zëvendësuesin e Dzekos, djali i mbrojtësit legjendar mbërrin në Meazza

09:41, 24/06/2023

Sulmuesi francez Marcus Thuram ka pranuar të firmos me Interin dhe së shpejti do ta zyrtarizojë transferimin, raportojnë mediat më të njohura italiane.

Djali i mbrojtësit legjendar francez Lilian Thuram vjen në Meazza si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Borussia M'Gladbach dhe në krye të sulmit do të zëvendësojë Edin Dzeko-n që kaloi nga Interi te Fenerbahce.

Do të jetë zyrtare në fillim të javës së ardhshme, kur ai do të zbarkojë në Milano për vizita mjekësore dhe nënshkrimin e mëvonshëm të kontratës deri në vitin 2028.

Image

Në betejën për nënshkrimin e Thuramit, Interi mundi rivalët e qytetit, Milanin, të cilët e kishin në radar për një kohë të gjatë dhe ishin objektivi i parë i kuqezinjve dhe në një moment u duk se transferimi ishte i sigurt.

Megjithatë, pasi Interi u përfshi në luftën për nënshkrimin e tij, zikaltërit arritën marrëveshjen në vetëm 48 orë. Thuram do të fitojë rreth 6 milionë euro në vit te Interi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco