Kapiteni i Barcelonë transferohet te Inter Miami për shkak të Messit, ai refuzoi sauditët e pasur

Kapiteni i Barcelonë transferohet te Inter Miami për shkak të Messit, ai refuzoi sauditët e pasur

09:06, 24/06/2023

Inter Miami zyrtarizoi nënshkrimin e kapitenit të Barcelonës, Sergi Busquets, i cili do të ribashkojë mesfushorin me përvojë me ish-shokun e skuadrës Lionel Messi.

Busquets njoftoi në maj se do të largohej nga Barcelona pas 18 vitesh në klub (akademia+ekipi i parë) dhe pas spekulimeve të shumta tashmë është zyrtarizuar transferimi i tij te Inter Miami.

Mesfushori në këtë mënyrë do të takohet sërish me sulmuesin argjentinas Lionel Messi (35), i cili konfirmoi këtë muaj se po kalon te Inter Miami nga PSG.

Image

Busquets dhe Messi kaluan 13 sezone së bashku te Barca nga 2008 deri në 2021 dhe ishin pjesë e një skuadre të suksesshme që fitoi tre Liga të Kampionëve, tetë tituj të La Ligës dhe gjashtë Copa del Rey.

Ish-përfaqësuesi spanjoll kishte oferta edhe nga Arabia Saudite, por ai donte të luante sërish me Messin dhe vendosi të transferohej në klubin e Miamit në pronësi të David Beckham.

Busquets luajti gjithsej 722 ndeshje për Barcelonën, që është numri i tretë më i madh i paraqitjeve në historinë e klubit.

Gjatë 15 viteve të tij në ekipin e të rriturve, ai shënoi 18 gola dhe regjistroi 40 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco