Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Messi flet pas largimit nga PSG: Përshtatja në Paris ishte e vështirë

Messi flet pas largimit nga PSG: Përshtatja në Paris ishte e vështirë

23:06, 23/06/2023

Pak javë më parë, Paris Saint-Germain dhe Lionel Messi i ndanë rrugët së bashku. Ylli argjentinas me shumë gjasa do të transferohet në verë tek Inter Miami në Major League Soccer.

Pas largimit të tij nga PSG, Messi ka folur në një intervistë për “BeIN Sport”.

“E vërteta është se ishte një përshtatje shumë e vështirë në Paris, shumë më tepër nga se prisja. Përveç faktit që kisha shumë miq në dhomat e zhveshjeve dhe që kishim marrëdhënie të mira me ta, përshtatja ishte e vështirë.

Mbërrita vonë pasi nuk kisha bërë tërheqjen dhe me nxitim mu desh të përshtatesha me një qytet të ri për mua dhe familjen time. Ishte e ndërlikuar. Erdha në Paris sepse më pëlqeu klubi, sepse kisha miq dhe shumë njerëz që i njihja në klub.” – u shpreh Leo Messi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco