Hakmarrja e Mourinho, trajneri portugez dorëhiqet nga Bordi i Futbollit të UEFA

Hakmarrja e Mourinho, trajneri portugez dorëhiqet nga Bordi i Futbollit të UEFA

22:25, 23/06/2023

 

Marrëdhëniet mes José Mourinhos dhe UEFA-s janë në nivelin më të ulët historik, me trajnerin e Romës që ka vendosur që ta thellojë distancën me institucionin europian të futbollit.

Tekniku portugez paraqiti dorëheqjen në Bordin e Futbollit të krijuar nga UEFA, që si objektiv ka studimi dhe analizimi e këtij sporti, me synimin për të bërë sugjerime për ta përmirësuar atë.

Disktutimet në këtë strukturë variojnë nga rregullat e lojës, arbitrimi, oraret e ndeshjeve, zhvillimi i talenteve dhe mirëqenia e futbollistëve. Mourinho ia komunikoi vendimin Shefit të Bordit të Futbollit Zvonimir Boban dhe UEFA nëpërmjet një letre. Vendimi vjen pas penalizimit që institucioni europian i futbollit i bëri Mourinho-s, duke e dënuar me 4 ndeshje pezullim në kompeticionet europiane për fjalët e shprehura në Budapest kundër arbitrit Anthony Taylor, që gjykoi finalen e Ligës së Europës Roma-Sevilla.

Portugezi ishte mjaft i ashpër kundër anglezit në parkingun e stadiumit, duke e kritikuar për gjykimin që e cilësoi jo profesional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco