Partizani rikthehet në Ligën e Kampioneve, konfirmohet stadiumi dhe orari për ndeshjen e të kuqve

Partizani rikthehet në Ligën e Kampioneve, konfirmohet stadiumi dhe orari për ndeshjen e të kuqve

21:36, 23/06/2023

Partizani do të përfaqësojë Shqipërinë në Ligën e Kampioneve pasi arriti të fitonte titullin kampion. Të kuqtë do të debutojnë në shtëpi përballë skuadrës bjelloruse të BATE Borisov, aty ku do të synohet kalimi i turit.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe vetë klubi i Partizanit e ka zyrtarizuar axhendën e ndeshjes. “Arena e Demave” nuk u licencua për Europën dhe në këtë mënyrë, të kuqtë kanë zgjedhur që të mos largohen nga kryeqyteti.

“Klubi zyrtarizon stadiumin ‘Air Albania’ ku do të zhvillohet takimi Partizani – Bate Borisov, i vlefshëm për turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Në kompeticionin më prestigjioz evropian Kampionët e Shqipërisë do të zbresin në “Air Albania” të martën e 11 korrikut, ndeshje e cila do të luhet në orën 20:45. Në ditët në vijim do t’ju njoftojmë për çmimet e biletave”.

11 Korrik 2023

20:45 PARTIZANI – BATE BORISOV

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco