Botërori për Klube si Kupa e Botës, zgjidhet vendi organizator

Botërori për Klube si Kupa e Botës, zgjidhet vendi organizator

18:53, 23/06/2023

-Botërori për klube ndryshon format, teksa Këshilli i FIFA-s ka vendosur në mënyrë unanime që të organizohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2025,  një vit para Kupës së Botës 2026, që do të organizohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë infrastrukturën ideale për të organizuar një event të tillë. Që për herë të parë do të mbahet me një format të ri, me 32 skuadra pjesëmarrëse.

Botërori për Klube do të mbahet në periudhën qershor-korrik 2025, në të njëjtat data si Kupa e Botës një vit më vonë. Teksa 32 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë:

4 nga konfederata afrikane, 4 nga konfederata aziatike, 4 nga konfederata amerikano-veriore, 1 nga Oqeania, 6 nga konfederata amerikano-jugore dhe 12 nga ajo Europiane. Dhe një nga vendi organizator.

Me formatin e ri, Botërori i Klubeve do të organizohet një herë në 4 vite. Dhe pritet të ofrojë një tjetër spektakël futbollistik, ashtu si Kupa e Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco