Sauditët heqin dorë nga organizimi i Kupës së Botës në vitin 2030, shkak kundërshtari i fuqishëm

Sauditët heqin dorë nga organizimi i Kupës së Botës në vitin 2030, shkak kundërshtari i fuqishëm

18:09, 23/06/2023

Sipas gazetës spanjolle Marca, Faisal bin Farhan Al Saud, ministri i jashtëm saudit, kontaktoi Greqinë dhe Egjiptin dhe i informoi ata se Arabia Saudite ka vendosur të tërheqë ofertën e saj për Kupën e Botës 2030 për shkak të fuqisë së projektit të udhëhequr nga Portugalia, Spanja dhe Maroku.

Sauditët vendosën të tërhiqen nga kandidatura, sepse besojnë se "është radha e Evropës të presë kompeticionin kryesor ndërkombëtar të futbollit".

Ky është një tjetër triumf për kandidaturën portugezo-spanjolle të udhëhequr nga Fernando Gomes (President i FPF), Antonio Laranjo (Koordinator Teknik i Projektit) dhe Luis Rubiales (President i RFEF).

Image

 

Ideja që Maroku t'i bashkohet kandidaturës iberike erdhi nga Portugalia. Arabia Saudite, duke parë fuqinë e kësaj treshe, përfundimisht abdikoi dhe tani planifikon të kalojë në organizimin e edicionit të ardhshëm, në vitin 2034.

Prej këtij momenti, e vetmja kandidaturë që do të përballet me Portugalinë, Spanjën dhe Marokun do të jetë Amerika Jugore, e cila përbëhet nga Argjentina, Uruguai, Kili dhe Paraguaj.

 

Në shtator 2024 do të shpallet se cili kandidat k fituar garën për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2030.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco