Klubi i Serisë A ndryshon emrin e stadiumit

Klubi i Serisë A ndryshon emrin e stadiumit

13:40, 23/06/2023

Klubi i Udineses ka vendosur të ndryshojë emrin e stadiumit teksa impianti, një nga më modernët në Itali, nuk do të quhet më “Dacia Arena”.

Kjo sepse klubi friulian ka mbyllur bashkëpunimin e nisur në vitin 2016 me firmën automobilistike rumune “Dacia” dhe nga sezoni i ardhshëm, impianti prej 25.132 vendesh do të marrë emrin “Udinese Arena”.

Megjithatë, gjasat janë që emri i stadiumit të ndryshojë sërish në varësi të një kontrate me një sponsor të ri.

Ndeshja e fundit e luajtur nga Udinese në stadiumin “Dacia Arena” ishte ajo e katër qershorit për llogari të Serie A, ku vendasit u mposhtë nga Juventus me rezultatin 0-1, një gol i shënuar nga Federico Chiesa.

Kujtojmë se më parë stadiumi i Udineses mbante emrin “Stadio Friuli”, madje edhe sot e kësaj dite në eventet të cilat nuk lidhen me sportin, ky impiant njihet me emrin e sipërpërmendur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco