Juventus transferon një lojtar nga Anglia, bardhezinjtë marrëveshje me mesfushorin e Arsenalit

Juventus transferon një lojtar nga Anglia, bardhezinjtë marrëveshje me mesfushorin e Arsenalit

08:51, 23/06/2023

Juventus ka nisur punën në merkato me drejtuesit bardhezinj që janë vendosur në ndjekje të elementëve cilësorë për të plotësuar organikën e trajnerit Massimiliano Allegri. Dhe, duket se italianët kanë gati goditjen e parë teksa sipas Sky Sport Italia, torinezët kanë një marrëveshje me Thomas Partey, mesfushorin që aktivizohet në radhët e Arsenal në Premier League.

Për 30-vjeçarin, Juventus ka përgatitur një ofertë trevjeçare ndërsa pritet që Arsenal të përfitojë 18-20 milionë euro. Topçinjtë janë të detyruar të negociojnë të ardhmen e lojtarit ganez duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2024 dhe me Parteyn që nuk rinovon, atëherë rrezikon ta humbasë me parametër zero merkaton e ardhshme.

Në fakt, për Thomas kishte interes edhe nga Arabia, mirëpo 30-vjeçari me të mësuar ofertën e Juventus refuzoi transferimin në Lindjen e Mesme dhe tashmë kërkon me çdo kusht një aventurë në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco