Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Tonali drejt largimit, Milan 'shënjestron' sulmuesin belg

Tonali drejt largimit, Milan 'shënjestron' sulmuesin belg

20:34, 22/06/2023

Sandro Tonali duket shumë pranë firmës për gjashtë vite me tetë milionë euro në sezon me Newcastle në Premier League. “Qymyrxhinjtë” pritet ta mbyllin marrëveshjen me Milanin në bazën e 70 milionë eurove teksa mesfushori italian do të shndërrohej në transferimin më të shtrenjtë në historinë e anglezëve.

Në këtë formë, drejtuesit kuqezinj po studiojnë “tregun” dhe mënyrën si do t’i investojnë në merkato paratë që do të arkëtohen nga largimi i Tonalit.

Mediat italiane, bëjnë të ditur se Milan synon të transferojë Romelu Lukakun. Sulmuesi belg përfundoi huazimin te Inter dhe është rikthyer në Londër te Chelsea, edhe pse zikaltërit janë sërish në tratativa për të rinovuar formulën e huazimit.

Megjithatë, Milan është në garë dhe është i gatshëm t’i ofrojë “Bluve të Londrës” një ujdi të përhershem. Kuqezinjtë mund të ofrojnë deri në 40 milionë euro për të përvetësuar kartonin e Lukakut dhe për t’i besuar sulmin në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, në këtë mes është edhe dëshira e vetë futbollistit me Lukakun që gjithnjë ka shprehur një ndjenjë të veçantë për Interin dhe nëse transferohej te Milan do të konsiderohej një tradhti e drejtpërdrejtë.

Por, në lojë nuk ëshë vetëm Lukaku pasi Milan duket i vendosur që derbin e sezonit të ardhshëm ta nisë që në merkato. Kuqezinjtë janë vënë pas një tjetër objektivi të Inter si Davide Fratessi.

Mesfushori që aktivizohet me Sassuolon pritet të bëjë hapin e madh të karrierës këtë verë dhe kuqezinjtë janë të bindur se mund t’i besojnë cilësive të italianit ashtu siç bënë me Tonalin kur e transferuan nga Brescia në vitin 2020. 30 milionë euro mund të mjaftojnë për 23-vjeçarin, edhe pse Sassuolo kërkon diçka më tepër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco