West Hami nuk e harron Armando Brojën: Blerja e sulmuesit shqiptar, biznes fitimprurës

West Hami nuk e harron Armando Brojën: Blerja e sulmuesit shqiptar, biznes fitimprurës

18:35, 22/06/2023

West Ham United mund t’i rikthehet interesit për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja, duke parë se “bomberi” shqiptar po riaftësohet me shpejtësi që pas ndërhyrjes së operacionit në gju.

“Çekanët” ishin shumë të lidhur me sulmuesin 21-vjeçar verën e kaluar, por zgjodhën të transferonin italianin Scamaca, i cili ka shënuar tetë gola në të gjitha garat këtë sezon.

Broja pësoi një dëmtim serioz në gju në dhjetor, në një miqësore kundër Aston Villas, dhe që atëherë, kuptohet, nuk ka luajtur për blutë e Lodrës.

Sulmuesi i Shqipërisë duket se është drejt rikuperimit të plotë, por mund përballet me një të ardhme të pasigurt te Chelsea nën drejtimin e trajnerit të ri, Maricio Pochettino.

Blutë po bëjnë revolucion në skuadër: Mateo Kovatic po shkon te Manchester City dhe lojtarë si N’Golo Kante, Edouard Mendy, Callum Hudson-Odoi dhe Kalidou Koulibaly po shkojnë në Arabinë Saudite.

Mbetet për t’u parë nëse Broja do të ketë një vend në këtë skuadër të re të Chelseat.

Pas mungesës së tij të zgjatur, shumë do të kenë harruar sezonin e tij mbresëlënës në formë huazimi te Southamptoni.

Broja shënoi nëntë gola për “Shenjtorët” dhe bëri disa paraqitje mbresëlënëse që tërhoqën sytë e skuadrave në të gjithë Premier League-n.

Me stilin e tij agresiv të lojës, Broja mund të shkëlqejë në vijën e parë të West Hamit dhe duket se përshtatet më mirë se Scamaca me xhamajkanin Michail Antonio.

Shqiptari ka shumë potencial dhe mund të jetë një blerje e shkëlqyer në vijën e parë nëse ndonjë nga sulmuesit aktualë të West Hami largohet.

Afrimi i Brojës mund të jetë një biznes fitimprurës për West Hamin, veçanërisht pasi çmimi i sulmuesit mund të ketë rënë pas lëndimit të tij.

“Hammers” ofruan 30 milionë paundë, plus shtesa për sulmuesin korrikun e kaluar, por sot do të mund ta merrnin më lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco