Fillon numërimi mbrapsht, Juventus gjen marrëveshjen me drejtorin sportiv të Napolit

Fillon numërimi mbrapsht, Juventus gjen marrëveshjen me drejtorin sportiv të Napolit

17:40, 22/06/2023

 

Lamtumira e drejtorit sportiv, Cristiano Giuntoli nga Napoli është thuajse i sigurt. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm as në prezantimin e trajnerit të ri të kampionëve të Italisë, Rudi Garcia.

Kalimi i Giuntoli te Juventusi në rolin e drejtorit sportiv për sezonin e ardhshëm është gjithmonë e më afër. Kontrata e tij që është në vitin e fundit me Napolin, nuk do të rinovohet.

Sipas “Calciomercato”, drejtori sportiv i Napolit po përpiqet tashmë të heqë dorë nga rroga e vitit të kaluar, përfshirë bonuset, për t’u çliruar paraprakisht nga klubi blu.

Kontaktet e para të Cristiano Giuntoli me Juventusin datojnë në dhjetor të vitit 2022 dhe tashmë drejtori sportiv është gati të nisë një projekt me “zonjën e vjetër”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco