'EURO 2024'/ Shënuan golat më të bukur të qershorit, cilët janë dy lojtarët e Kombëtares që u vlerësuan nga UEFA

'EURO 2024'/ Shënuan golat më të bukur të qershorit, cilët janë dy lojtarët e Kombëtares që u vlerësuan nga UEFA

17:10, 22/06/2023

Mbrëmjet europiane të qershorit kanë evidentuar mbi të gjithë Jasir Asanin dhe Kristjan Asllanin.

Dy lojtarët e kombëtares shqiptare kanë shënuar golat më të bukur të qershorit, duke magjepsur UEFA-n për nga mënyra e realizimit.

Asllani ndan fronin me një tjetër kuqezi, që me golin e shënuar ndaj Moldavisë mposhti edhe Elmas e Grant-Leon Ranos.

Pas votimit, UEFA e shpalli fitues sulmuesin shqiptar që zhbllokoi ndeshjen kundër moldavëve. Goli fantastik i shënuar nga 27-vjeçari, i pari i sulmuesit me fanellën kuqezi, është përjetësuar kështu edhe nga UEFA për kënaqësinë e lojtarit.

Dy goditje me të majtën, që ekzaltojnë aftësitë individuale të organikës kuqezi, por edhe dëshmojnë lirinë më të madhe taktike që kanë me brazilianin Sylvinho në pankinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco