Lajm i bujshëm nga Spanja: Mbappe firmos me Realin, ja data kur do të prezantohet

Lajm i bujshëm nga Spanja: Mbappe firmos me Realin, ja data kur do të prezantohet

15:51, 22/06/2023

Nuk do të ishte një verë pa spekulime për të ardhmen e Kylian Mbappe dhe këtë vit nuk është ndryshe.

Mbappe konfirmoi pak ditë më parë se nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në dhe mund të largohet falas në sezonin e ardhshëm.

Emri i sulmuesit francez ka qenë gjithmonë i lidhur me Real Madrid, drejtuesit e të cilës po kërkojnë një zëvendësues të Benzemas, pasi ky i fundit firmosi në Arabinë Saudite.

Edhe lajmi i fundit i ardhur nga Spanja e lidh Mbappen përsëri me Realin. Televizioni i njohur spanjoll, “El Chiringuito TV” ka bërë me dije se Mbappe do të jetë lojtar i Realit dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet rreth datës 23 korrik.

Gjithashtu, i njëjti televizion raporton se PSG ka përcaktuar çmimin për Mbappen që shkon rreth 200 milionë euro teksa Reali ka përgatitur ofertën që kap vlerën e 120 milionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco