Nga kanali i Otrantos drejt Vlorës me not, njihni me shqiptaro-australianen që kërkon të shkruajë historinë

Nga kanali i Otrantos drejt Vlorës me not, njihni me shqiptaro-australianen që kërkon të shkruajë historinë

15:20, 22/06/2023

Avokatja shqiptaro-australiane, Eva Buzo ka marrë një vendim të guximshëm. 35 vjeçarja, që njihet për maratonat e notit, është nisur me not nga Otranto drejt qytetit të Vlorës.

Ajo e ka nisur këtë garë me veten në orën 07.00 dhe pritet që me not të përshkruajë një distancë prej 91 km, që në kohëzgjatje është 40 orë.

Image

Buzo më herët në një intervistë ka thënë se këtë eksperiencë do të bëjë me të gjitha masat e duhura, pasi shoqërohet dy varka ndihmëse. Ekipi i asistencës përbëhet nga 12 persona.

Nëse arrin që ta realizojë me sukses “rrugëtimin” e saj, ajo do të jetë e para grua që do të bëjë këtë distancë me not.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco