Brozovic detyrohet të largohet nga Interi për shkak të kombëtares kroate, i bashkohet Ronaldos te Al-Nassr

Brozovic detyrohet të largohet nga Interi për shkak të kombëtares kroate, i bashkohet Ronaldos te Al-Nassr

14:54, 22/06/2023

Futbollisti kroat Marcelo Brozovic, pas tetë vitesh e gjysmë te Inter dhe vetëm një vit pas rinovimit të kontratës deri në vitin 2026, largohet për tek skuadra saudite e Al-Nassr.

Italiania Gazzetta dello Sport zbuloi detajet e transferimit të papritur të 30-vjeçarit.

"Është një transferim historik sepse një nga simbolet e kombëtares kroate po largohet. Një kroat që i shërbeu me nder Interit për tetë vjet e gjysmë", shkruan media italiane për lojtarin që shënoi 31 gola dhe dhuroi 43 asistime në 330 ndeshje.

Shtohet se ky nuk është nga ato raste kur lojtari dhe klubi nuk mund të refuzonin pasurinë saudite. Kështu, Brozovic nuk ka dashur të largohet nga Interi, sepse ka status të madh dhe pagën më të lartë në një klub që është në majat e Europës. Vitin e kaluar, Brozovic ishte kampion i Italisë, ndërsa së fundmi u bë edhe nën-kampion i Evropës. Mirëpo, Interi mesa duket mezi ka pritur ta heqë qafe për disa arsye, e para prej të cilave është se tashmë kanë gati një zëvendësues për të.

Pavarësisht se neve do të na pëlqente të ishte Kristjan Asllani zëvendësues i tij, Inter ka menduar të afrojë Davide Frattesi-n nga Sassuolo sapo të largohet Brozovic, kështu që kroati do të bëhet bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos në klubin shtetëror të Arabisë Saudite. Aty do të fitojë 15 milionë euro në vit, ndërsa te Interi fiton 13 milionë euro.

Brozovic është lojtari më i shtrenjtë i Interit, ndaj me shitjen e tij largohet barra prej 50 milionë eurosh dhe Gazzetta tregon se me shitjen e tij shpëton edhe një lojtar problematik.

“Në fund të sezonit, kroati tregoi cilësi të lartë në nivelin më të lartë, siç ishte finalja e Champions League, por fakti është se sezonin e kaluar ai pati shumë lëkundje për një lojtar që ka një pagë mjaft të lartë. Interi u mërzit me të në kohën e Kupës së Botës në Katar. Drejtuesve të Inter nuk u pëlqeu fakti që ai luajti për Kroacinë vetëm pasi u shërua nga dëmtimi që e bëri të humbasë një muaj dhe më pas u kthye nga Katari i dëmtuar dhe bëri pushim edhe për një muaj”, thuhet në tekst.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco