Krijuan incidente gjatë finales së Conference League, UEFA dënon ashpër tifozët e West Ham

Krijuan incidente gjatë finales së Conference League, UEFA dënon ashpër tifozët e West Ham

11:24, 22/06/2023

West Ham fitoi këtë sezon UEFA Conference League teksa mposhti në finale italianët e Fiorentinës me rezulatin 2-1. Festa ishte e jashtëzakonshme te “Çekanët” të cilët u rikthyen te një sukses europian pas 58-vitesh.

Mirëpo, enutuziazmi që shoqëron zakonisht tifozët anglezë, jo gjithmonë është për mirë. Kjo sepse tifozët e West Ham hodhën sende në fushë gjatë finales me Fiorentinën duke penalizuar skuadrën e tyre. Ndeshja u ndërpre për disa minuta pasi u godit Cristiano Biraghi. Kapitenit të Fiorentinës iu desh ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve duke qenë se goditja e marrë i shkaktoi një të çarë në kokë.

Image

Në lidhje me këtë episod, UEFA ka gjobitur klubin anglez me 50.000 euro ndërsa i ndalon të shesin bileta për dy ndeshjet e radhës në transfertë, sfida këto të cilat West Ham pas triumfit në Conference League, do t’i luajë në Europa League. Ndërkohë, një dënim më i rëndë jepet për personin që goditi Biraghin i cili për një periudhë dyvjeçare nuk mund të futet në stadium.

Sakaq, UEFA vendosi edhe një tjetër gjobë prej 8.000 euro për tifozët e “Çekanëve” të cilët pasi përfundoi ndeshja nuk ngurruan të futeshin në fushë për të festuar së bashku me idhujt e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco