Zyrtare/ Di Maria e mbyll me Juventus, argjentinasi pritet të kthehet në klubin që e bëri të njohur në Europë

Zyrtare/ Di Maria e mbyll me Juventus, argjentinasi pritet të kthehet në klubin që e bëri të njohur në Europë

11:04, 22/06/2023

Ashtu siç pritej prej disa ditësh, Angel Di Maria e ka mbyllur aventurën me Juventus. Këtë të enjte, klubi torinez zyrtarizoi largimin e kampionit të botës me Argjentinën. I ardhur në verën e vitit 2022, ish-lojtari i PSG-së luajti 40 ndeshje me fanellën e Zonjës së Vjetër, duke shënuar 8 gola dhe duke dhënë 7 asistime. Që tani e tutje, e ardhmja e tij duket se do të shkruhet në krahun e Benfica-s, një klub që e kishte zbuluar atë në sytë e Evropës mes viteve 2007 dhe 2010.

 

“Rrugët e Angel Di Marias dhe Juventusit ndahen pas një sezoni. Me mbërritjen në Continassa në korrik 2022, Angel kishte nënshkruar një kontratë për një sezon pas përvojës së tij të gjatë te PSG, duke shtuar Serie A në listën e ligave kryesore të njohura gjatë karrierës së tij. Aventura e tij me Juventusin përfundon me 40 ndeshje të luajtura. Faleminderit për gjithçka Fideo dhe fat në të ardhmen ”, thuhet në njoftimin për shtyp të Juventusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco