Fenerbahçe zgjidh të gjitha dilemat: Edin Dzeko mbërrin për të nënshkruar kontratën

Fenerbahçe zgjidh të gjitha dilemat: Edin Dzeko mbërrin për të nënshkruar kontratën

08:46, 22/06/2023

Gjiganti turk Fenerbahçe ka njoftuar mëngjesin e sotëm në faqen zyrtare se kapiteni i Kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, Edin Dzeko do të largohet nga Interi dhe do të vazhdojë karrierën në radhët e tyre.

"Ylli botëror Edin Dzeko vjen në Stamboll për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën. Pas kësaj do të prezantohet zyrtarisht", njoftoi Fenerbahçe, duke zgjidhur kështu të gjitha dilemat.

Sipas informacioneve, Dzeko do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore ditën e sotme dhe do të nënshkruajë një kontratë ndoshta për dy vjet.

Mediat turke më herët shkruanin se sipas kësaj kontrate ai do të fitojë 5 milionë euro në vit, por edhe se do të marrë 2 milionë euro bonus vetëm për shkak të vendimit për të nënshkruar me klubin turk.

Dzeko më parë nuk kishte marrë ofertë për të vazhduar bashkëpunimin me Interin, u shkrua për një ofertë shumë më të pasur nga Arabia Saudite, por në fund ai mori vendim për t'iu bashkuar Fenerbahçe-s.

Kujtojmë se Dzeko iu bashkua Interit dy vite më parë dhe që atëherë ka zhvilluar 101 paraqitje për klubin milanez. Ai shënoi 31 gola dhe dhuroi 15 asistime.

Më herët në karrierën e tij ai ka luajtur edhe për Zeljeznichar, Usti nad Labem, Teplice, Wolfsburg, Manchester City dhe Roma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco